Botë

​17 milionë raste me COVID-19 në botë

Descriptive Text

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar 17 milionë.

Sipas Worldometers, 666.173 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit koronavirus.

Më shumë se dhjetë milionë njerëz janë rikuperuar, dhe aktualisht janë mbi 5.8 milionë raste aktive.

Numri më i lartë i pacientëve është në SHBA me 4,5 milionë, pasuar nga Brazili me rreth 2.5 milionë dhe India me 1.5 milion.

Më pak se një milion raste të regjistruara të infeksionit kanë Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peru etj.

Shumica e njerëzve vdiqën në Shtetet e Bashkuara (152,902), pasuar nga Brazili (88.792), Mbretëria e Bashkuar (45.961), Meksika (44.876) dhe Italia (35,129).