Botë

Veri-koreanëve u rekomandohet të hanë breshka: Janë të mira për shëndetin

Descriptive Text

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është rekomanduar nga autoritetet që të hanë breshka, pasi vendi po kalon një krizë për shkak të koronavirusit, shkruan A2News të martën.

Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia ka shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së liderit Kim Jong un për armë bërthamore.

Në faqen zyrtare të qeverisë thuhet: “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”.

Autoritetet veri-koreane ngulin këmbë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus.