Botë

Arrestohet një person për vrasjen e shtatë të rinjve në Panama

Prokurorët në Panama thonë se një 18-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e shtatë të rinjve, pranë liqenit Gatun, shkruan BBC.

Trupat ishin gjetur në një pyll në afërsi të liqenit të shtunën.

Të afërmit e personave të zhdukur kishin kërkuar nga autoritetet të fillohet kërkimi kur ata nuk u kthyen.

Gjashtë nga të mbijetuarit thanë se ishin kërcënuar nga dy persona, që kishin marrë viktimat me vete.

Policia nuk ka treguar për emrin e të dyshuarit, por ka treguar se ai jeton në atë zonë ku janë gjetur viktimat.

Ai është arrestuar dhe akuzuar për vrasje e plaçkitje. Avokati i të akuzuarit ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm. Policia është ende në kërkim të dyshuarit të dytë.