Botë

Në disa qytete të Kinës janë rihapur kinematë

Pas disa muajsh mbylljeje, një numër i kufizuar i meraklinjve të filmave u lejuan të kthehen në kinema në Shanghai që nga e hëna, kjo pasi rreziku i infeksionit nga virusi konsiderohet i ulët.

Klientët mbanin maska, linin hapësira mes ulëseve në kinema dhe u përmbaheshin rregullave të tjera të sigurisë.

Në teatrin Tianshan të Shangait, një audiencë u mblodh për të shikuar një shfaqje. Kinezët janë meraklinj të filmave dhe shfaqjeve edhe para se koronavirusi ta godiste botën, Kina pritej ta tejkalonte edhe SHBA-në si vendi me më së shumti filma të prodhuar.

Kina ka filluar rihapjen e kinemave teksa ka relaksuar shumë kufizime përderisa mban rregullin e maskave, kontrollet e temperaturës dhe distancimin social.

Aktiviteti ekonomik është rikuperuar gradualisht dhe Kina raportoi një zgjerim të papritur prej 3.2 për qind të PBB Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të fundit pas heqjes së bllokimeve dhe hapjes së fabrikave dhe dyqaneve. Kjo bëri që Kina të jetë vendi i parë pas pandemisë me përmirësim në aspektin ekonomik, si vendi ku buroi koronavirusi.