Botë

Trumpi nuk i pranon anketat që i japin epërsi Bidenit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka hedhur poshtë rezultatet e anketave më të reja, të cilat epërsi i japin rivalit të tij demokrat, Joseph Bidenit.

“Së pari dhe para se gjithash, unë nuk jam duke humbur, pasi që ato anketa nuk kanë lidhje”, i ka thënë ai televizionit amerikan, Fox Neës.

Sipas anketës më të re, për Bidenin do të votonin 49 për qind e qytetarëve derisa për Trumpin 41 për qind, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

“Biden nuk është në gjendje t’i bëjë dy fjali bashkë”, ka shtuar Trumpi.

“Nuk dua të them se ai nuk është i aftë për president. Megjithatë presidenti duhet të jetë i prerë dhe shumëçka tjetër”, ka thënë mes tjerash presidenti amerikan.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA mbahen në nëtor.