Botë

608 mijë viktima dhe 14,6 milionë të infektuar në botë nga koronavirusi

Mbi 14,6 milionë është numri i të prekurve me koronavirus në mbarë botën, përkatësisht 14,646,706 sipas Worldometers.

Raportohet se numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 143,289 viktima, dhe pas saj, Brazili me 79,533. Ndërkohë, Britania e Madhe me 45,300, Italia me 35,045, Franca me 30,152 dhe Spanja me 28,420.

Po ashtu në Kinë numri total i vdekjeve është 4,634. Aktualisht ka mbi 5,2 milionë raste aktive që presin të shërohen, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 608,978/BW.