Botë

Shpërthim në funeralin e viktimës nga protestat në Kabul

Gjatë varrimit të djalit të senatorit në Kabul, nga protestat e së premtes, kanë ndodhur të paktën tri shpërthime, ku sipas medieve lokale të paktën 12 persona kanë vdekur.

Funerali po mbahej për djalin e senatorit, i cili është një prej pesë të vdekurve kur policia gjuajti drejtë marshit të demonstruesve rrugëve në Kabul, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Gjatë ditës së sotme janë mbyllur thuajse të gjitha rrugët kryesore në kryeqytet pasi autoritetet u përpoqën të parandalojnë protestat e dhunshme që po bëjnë presion mbi qeverinë e Presidentit Ashraf Ghani, mbi paaftësisë e tij për të garantuar siguri në Kabul.

Sulmet në protestat e djeshme lanë të vdekur mbi 80 persona ndërsa u plagosën 460 tjerë, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse në Kabul.