Botë

Trump përpiqet ta fajësojë Fauccin për “gabimet” me koronavirusin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë një interviste me rrjetin Fox News është përpjekur ta fajësojë Dr Anthoni Fauccin, i cili është drejtori i Qendrës Kombëtare për Alergji dhe Sëmundje Infektive, për gjendjen e rëndë me koronavirus në SHBA, duke thënë se “është njeri i mirë, por ka bërë shumë gabime”.

Trump vetë i shpërfilli këshillat dhe shtyu për rihapjen e sa më të shpejtë të shtetit, shkruan The Independent.

SHBA-ja raportoi më shumë se 55,000 raste të reja me Covid-19 për tre ditë me radhë të enjten, me Kaliforninë, Teksasin dhe Floridën që kanë regjistruar numrin ditor të të vdekurve me 149, 105 dhe 120 persona, transmeton KOHA.

Ndërkohë presidenti ka shpërthyer me komente të ashpra ndaj vendimit të Gjyqit Suprem të enjten se prokurorët e shtetit të New Yorkut mund t’ia rishikojnë taksat, andaj nuk është përmbi ligjit, gjersa Trump e quajti qytetin ku ka lindur, pra New Yorkun, një “skëterrë”.

Gjersa SHBA ka arritur numrin rekord në botë me infektimet me Covid-19 në një ditë, me 60,000 të raportuar të mërkurën, dr Anthoni Fauci, anëtar i lartë i grupit punues për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, tha se shtetet duhet të pauzojnë rihapjet e ekonomive.

“Në vend se të mendojmë në kthimin total të kufizimeve, duhet të pauzojmë procesin e rihapjes në disa shtete” tha drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive, shkruan The Guardian.

Fauci është sulmuar nga presidenti Donald Trump dhe thuhet se i është ndaluar të del në publik, por ai ka gjetur mënyra tjera për t’iu qasur publikut Amerikan, duke folur në internet dhe duke folur para një komitetit të Senatit, transmeton KOHA.