Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 168 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë testuar 1470 mostra në Maqedoni të Veriut dhe 168 kanë dalë pozitive, siç është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik i shtetit fqinj.
Dy nga të vdekurit janë nga Shkupi, ndërsa një nga Gostivari.
Në përgjithësi në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 7572 raste me COVID-19, ndërsa 362 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Në Maqedoni të Veriut janë 3586 raste aktive.
-
9 korrik 2020 17:07
-
Shpërndaje në: