Botë

Arrestohet për tradhti zëdhënësi i agjencisë hapësinore ruse

Zëdhënësi i kreut të agjencisë hapësinore ruse është arrestuar për tradhti, është njoftuar nga agjencia, transmeton BBC.

Roskosmos në një komunikatë ka thënë se arrestimi i ish-gazetarit Ivan Safronov nuk është i lidhur me punën aktuale të tij në këtë agjenci.

Spekulohet se ai është arrestuar për shkak të punës së kaluar në raportimin për çështjet ushtarake.

Safronov ka punuar në gazetat “Kommersant” dhe “Vedomost” para se t’i bashkohej Roskosmosit në maj.

Agjencia hapësinore ka thënë se po ndihmon hetuesit në hetimet e tyre.

Në qershor të vitit 2019, u mbajtën procese gjyqësore në lidhje e informatave që “Kommersant” ka zbuluar e që thuhej se ishin sekret shtetëror.

Informatat ishin publikuar në një artikull ku Safronov ishte bashkëautor, e ku raportohej se Rusia ka dërguar aeroplanët luftarakë Su-35 në Egjipt.

Babai i Safronovit, që po ashtu kishte emrin Ivan, ishte një komentues i njohur për ushtri në “Kommersant”.

Ai vdiq pasi kishte rënë nga kati i pestë i apartamentit të tij në Moskë në vitin 2007. Ivan Safronov ishte duke hetuar deklarimet se armatimi rusë është planifikuar të shitet në Siri e Iran para se të vdiste, kishte thënë Kommersant atëbotë.