Botë

India del në vend të tretë me numër të rasteve me COVID-19

India ka regjistruar 24 mijë raste të reja me COVID-19 duke e kaluar Rusinë për nga numri i rasteve, shkruan BBC.

India është shteti i tretë me numrin më të madh të rasteve me COVID-19, pas SHBA-së dhe Brazilit. Në Indi janë konfirmuar 697.413 raste me COVID-19, ndërsa 19.693 kanë përfunduar me vdekje.

India ka filluar të rihapet një muaj më parë. Por, në tri ditët e fundit, rastet janë rritur dukshëm. Janë regjistruar mbi 20 mijë raste të reja në ditë.