Botë

Islamofobia po përhapet anembanë botës 

(Foreign Policy) - Administrata e kryeministrit indian, Narendra Modi, është kritikuar kaherë për diskriminimin kundër rreth 200 milionë myslimanëve të Indisë.

Tensionet ndërmjet kësaj pakice të madhe dhe nacionalistëve hindus, të cilët mbështesin partinë e Modit, BJP, kanë nisur të ashpërsohen viteve të fundit, duke rezultuar me ligje, ngacmime të rrezikshme dhe dhunë brutale bandash në Indi.

Tani, armiqësia ka kapërcyer kufijtë e Indisë. Falë mediave sociale dhe diasporës së përkushtuar, antagonizmi kundër myslimanëve prej mbështetësve të së djathtës hinduse, nacionalizmi i Qeverisë indiane tashmë ka marrë karakter global. Dhe përhapja ndërkombëtare e paragjykimeve lokale po shkakton telashe në mesin e aleatëve të Indisë.