Botë

Jean Castex, kryeministri i ri i Francës

Presidenti i Francës Emanuel Macron ka emëruar të premten Jean Castex si kryeministër të ri të këtij shtetit. Ai njëherësh ishte edhe koordinuesi i strategjisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Francë.

Castex, i cili ka mbajtur profil relativisht të ulët, ka zëvendësuar Eduard Philippen, i cili dha dorëheqje gjatë ditës së njëjtë.

Marcron është duke e ristrukturuar qeverinë në përpjekje për të rinisur ekonominë pas muajve të tërë të mbylljes dhe izolimit, transmeton KOHA.

Castex 55 vjeç është zyrtar publik i cili ka punuar me disa qeveri të ndryshme gjer më sot. Plani i Francës për rihapje graduale të cilën e ka udhëhequr Castex është parë si sukses gjer tani.

Edhe shumë anëtarë tjerë të qeverisë së Francës priten të zëvendësohen në periudhën në vijim.