Botë

4 të vdekur dhe 123 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore kanë vdekur 4 persona nga Covid-19, ndërsa janë shënuar edhe 120 raste të reja.

Po ashtu janë shëruar 123 pacientë.

Ky është njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë:

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 954 teste dhe janë regjistruar 120 të infektuar që rezulton të jetë shifër më e vogël se ajo e pacientëve të shëruar, që është 123.

Rastet e reja janë regjistruar në: Shkup-64, Kumnaovë-4, Dibër-4, Shtip-2, Prilep-2, Tertovë-14, Strugë-5, Manastir-3, Ohër-7, Gostivar-2, Makedonski Brod-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-5 dhe Resnjë-5.

Sot Instituti Shëndetit Publik ka regjistruar 123 pacientë të shëruar nga: Shkupi-17, Kumanova-92, Shtip-2, Prilep-1, Tetovë-4, Veles-1, Kërçovë-1 dhe Resnjë-5.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë 4 pacientë nga Shkupi të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjeçe.