Botë

Jugu i Turqisë goditet nga një tërmet

Një termet me magnitudë 5.2 ka goditur Marmarisin në provincën jugore të Muglas në Turqi. Siç njoftohet tërmeti ka ndodhur rreth orës 8:43 dhe ishte me thellësi 61.41 kilometra, thotë AFAD.

Dridhjet janë ndier edhe në Izmir, Antalya dhe zonat përreth, transmeton KOHA.

Kryetari i Muglas, Orhan Tavli tha se nuk ka pasur dëme në njerëz apo materiale.

“Ekipet tona janë ende duke i shikuar zonat”, i ka thënë ai Agjencisë së lajmeve Anadolu.