Botë

India hap spital me 10.000 shtretër për të infektuarit me koronavirus

India ka hapur një nga spitalet më të mëdha në botë, me 10.000 shtretër, në kuadër të betejës me pandeminë e koronavirusit. 

Qendra për COVID, “Sardar Patel” ka nisur pjesërisht punën nga e diela, duke vënë në dispozicion 2.000 prej 10.000 shtretër. Të 8.000 shtretërit tjerë do të vihen në dispozicion nga e mërkura, raportojnë agjencitë lokale të lajmeve.  

Ministri i Brendshëm indian, Amit Shah ka deklaruar se spitali me 10.000 shtretër do t’u ofrojë lehtësim të madh banorëve të Delhit.

Në Indi janë regjistruar gjithsej 528.859 të infektuar me koronavirus dhe 16.095 të vdekur.