Botë

Rritje misterioze e nivelit të rrezatimit mbi Skandinavi

Descriptive Text

Nivelet e rrezatimit kanë shënuar rritje në atmosferë, mbi Evropën Veriore, gjë që mund të jetë tregues për dëme në një termocentral bërthamor në Rusinë Perëndimore, sipas një agjencie holandeze të shëndetësisë, e cila i ka analizuar të dhënat, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Megjithatë, operatorët e termocentralit bërthamor rus, “Rosenergoatom” kanë mohuar se ka probleme, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.

Disa agjenci mbikqyrëse skandinave kanë detektuar nivele të ngritura të radionuklideve (ose izotopeve radioaktive.

“Radionukleidet janë artificiale, pra rezultat i veprimeve njerëzore. Përbërja e tyre mund të jetë tregues i dëmeve në një termocentral bërthamor”, ka thënë një zyrtar i Institutit holandez për Shëndetësi Publiuke dhe Ambient, që është marrë me analizën e të dhënave.