Botë

Macroni së shpejti në Rusi, për vazhdimin e dialogut me Putinin

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë të ditur se së shpejti do të udhëtojë në Rusi, për bisedime të reja me homologun e tij, Vladimir Putinin.

“Bisedimet për krijimin e besimit, të iniciuara me presidentin Putin në Fort Bergacnon, do të vazhdojnë”, ka bërë të ditur presidenti francez përmes një postimi në Tëitter, duke e përmendur sigurinë evropiane, konfliktet rajonale dhe ndryshimet klimatike si tema kryesore, raporton Reuters, transmeton KOHA. “Do të udhëtoj në Rusi së shpejti”, ka shtuar i pari i Francës.

Macroni dhe Putini kanë zhvilluar një takim virtual të premten. Presidenti francez i kishte bërë thirrje Evropës që ta rishqyrtojë partneritetin e saj strategjik me Rusinë, duke thënë se policia e qëndrimit të prerë karshi Moskës, e viteve të kaluara, ka dështuar.