Botë

Edhe 22 raste të reja me koronavirus në Mal të Zi

22 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Mal të Zi, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë kësaj periudhe janë marrë 267 mostra, nga të cilat 22 ishin pozitive, transmeton gazeta ‘Vijesti’ në Podgoricë.

Më herët këtë mëngjes, u konfirmuan gjashtë raste të reja. Aktualisht ka 87 raste aktive të koronavirusit në Mal të Zi.