Botë

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme në 7 qytete shkaku u reshjeve të mëdha

Descriptive Text

Institucionet e Serbisë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë komuna për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

B92.net bën të ditur se janë përmbytur rrugë e shtëpi, ndërkohë që disa ura janë rrëmbyer nga uji i madh.

Gjendja më kritike tash për tash është në Lubovi dhe Guça, ndërkohë që mbrëmë situatë e tillë u paraqit në Lloznicë, Krupnjë dhe Oseçinë.

Në komunat ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ka pasur edhe evakuim të popullatës.