Botë

Në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit: 9 viktima e 193 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1391 teste për coronavirus, ndërsa 193 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 140 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 19 nga Tetova, 5 nga Struga, 2 nga Velesi, 11 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Shën Nikolla dhe 2 nga Resnja.

Janë regjistruar edhe nëntë viktima si pasojë e coronavirusit.

Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar edhe 46 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar, ndërsa 210 kanë ndërruar jetë.