Botë

Spanja hap kufijtë në qershor për shumicën e vendeve evropiane, përfshirë edhe Britaninë

Descriptive Text

Spanja do t’i rihapë kufijtë më 21 qershor për shumicën e vizitorëve evropian, 10 ditë më herët sesa që ishte planifikuar, tha Qeveria të dielën, duke hequr disa nga masat për mbrojtje nga koronavirusi.

Një nga vendet më të vizituara në botë, ka dërguar sinjale të përziera se kur do të hapen kufijtë për t’i rikthyer turistët, shkruan Reuters.

Nga 21 qershori, kur do të përfundojë gjendja emergjente në Spanjë, do të lejojë hyrjen e vizitorëve nga Bashkimi Evropian dhe do t’i hapë kufijtë për zonën shengen, e cila përfshinë vendet që nuk janë të anëtarësuara në BE siç janë Zvicra dhe Norvegjia ka thënë ministri i Punëve të Jashtme Arancha Gonzales Laya përmes një postimi në Twitter, transmeton KOHA.

Vizitorët jashtë BE-së dhe zonës Shengen mund ta vizitojnë Spanjën nga 1 korriku.

Vizitorët nga Britania mund të udhëtojnë në Spanjë nga 21 qershori pasi konsiderohet ende pjesë e Bashkimit Evropian.