Botë

Trumpi thotë se s’do ta shikojë futbollin amerikan nëse lojtarët gjunjëzohen gjatë himnit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se nuk do të shikojë Ligën Kombëtare të Futbollit (NFL) apo lojërat e ekipeve të futbollit amerikan nëse lojtarët nuk ngriten në këmbë gjatë himnit kombëtar.

Federata e Futbollit të SHBA-së ka thënë javën e kaluar së ka hequr kërkesën që lojtarët detyrimisht të ngriten në këmbë gjatë himnit, duke thënë se ky rregull ishte i gabuar dhe nuk përputhej me lëvizjen ‘Black Lives Matter’, shkruan Reuters.

Ky rregull u vu në fuqi në vitin 2017 pasi që anëtarja e ekipit kombëtar të futbollit të femrave Megan Rapinoe u gjunjëzua gjatë himnit para lojës, në solidaritet më lojtarin Colin Kaepernick, i cili u pat gjunjëzuar për të tërhequr vëmendjen rreth problemit të padrejtësisë racore në SHBA.

“Nuk do ta shikoj lojën më aq shumë”, Trump postoi në Twitter të shtunën, si përgjigje ndaj kritikës së kongresmenit republikan Matt Gaetz ndaj vendimit të Futbollit Amerikan.

“Dhe duket se edhe Federata po shkon në atë drejtim, por jo me mua si shikues”, tha Trump.

Komisioneri i Federatës së Futbollit Amerikan NFL, Roger Goodel, këtë muaj pat thënë se Liga ka bërë gabim dhe nuk i ka dëgjuar lojtarët, dhe denoncoi racizmin në këtë shtet në mes të protestave gjithëpërfshirëse që janë duke ndodhur për shkak të kundër dhunës policore ndaj komunitetit afro-amerikan, transmeton KOHA.

Trump ka qenë kritik i zëshëm i lojtarëve që gjunjëzohen gjatë himnit kombëtar, duke i quajtur “jo respektues ndaj shtetit dhe flamurit”.