Botë

Floydi do të varroset sot pranë nënës së tij

Në Houston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot George Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë. Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij.

Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.

Floyd është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.

Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje.

Ceremonia përkujtimore do të nis në orën 11:00, sipas orës lokale, dhe nga kisha trupi i Floydit do të dërgohet në varreza.

Edhe pse përkujtimi dhe varrosja e tij gjatë së martës është një ngjarje private, është paralajmëruar një tubim publik.