Botë

Merkel e prerë, nuk synon mandatin e pestë si kancelare

Descriptive Text

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka përsëritur të enjten se është e prerë sa i përket vendimit që të mos kërkojë një mandat të pestë si kancelarë e fuqisë më të madhe ekonomike në Evropë.

E pyetur nga televizioni “ZDF” në një intervistë nëse po rikonsideron vendimin për shkak të situatës me koronavirusin, Merkel ka thënë se është “e prerë” në vendimin e saj se ky është mandati i saj i fundit.

Në tetor të 2018-s, Merkeli kishte njoftuar se po largohet nga posti i lideres së CDU-së dhe se nuk do të kërkonte një mandat të pestë si kancelare më 2021.