Botë

Një person vret dy familjarë me hark në Japoni

Descriptive Text

Policia në perëndim të Japonisë ka arrestuar një person me dyshim se ka sulmuar anëtarët e familjes me hark. Dy nga anëtarët kanë vdekur, ndërsa dy tjerë janë dërguar në spital, njoftojnë mediumet lokale.

Policia ka shkuar në shtëpi në qytetin Takarazuka, në prefekturën Hyogo, të enjten në mëngjes, pasi një person ka telefonuar duke raportuar se është goditur nga një shigjetë të cilën e ka shtënë me anë të harkut nipi i tij.

Nozu Hideaki është arrestuar për sulmin. Studenti 23-vjeçar ka pranuar fajin.