Botë

KS dënon “sulmin e tmerrshëm” në Kabul

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi sulmin masiv që ndodhi të mërkurën në Kabul, duke lënë së paku 90 persona të vrarë dhe mbi 400 të plagosur.

Këshilli 15-anëtarësh tha se sulmi ishte “i tmerrshëm dhe frikacak”, ndërsa u bëri thirrje të gjitha vendeve të bashkëpunojnë me Qeverinë e Afganistanit, për t’i sjellë autorët para drejtësisë.

“Terrorizmi, në të gjitha format dhe manifestimet e tij, përbën një nga kërcënimet më serioze për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, u tha në deklaratën e Këshillit të Sigurimit.

Sulmi u shkaktua nga një kamion i madh bombë, i cili shpërtheu pranë lagjes diplomatike të Kabulit.