Botë

Presidenti kinez thërret për gatishmëri për luftë midis pandemisë së koronavirusit

Descriptive Text

Presidenti i Kinës, Xi Jingping, ka thënë të martën se Kina duhet të rrisë nivelin e gatishmërisë për luftë të armatosur dhe të përmirësojë aftësinë për të kryer misione ushtarake, pasi pandemia e koronavirusit po ka ndikim të thellë në sigurinë kombëtare, raporton televizioni shtetëror kinez, transmeton KOHA.

Performansa e Kinës në luftimin e koronavirusit të ri ka treguar domosdoshmërinë e reformës ushtarake, ka thënë Xi, duke shtuar se forcat e armatosura duhet të eksplorojnë mënyra të reja të stërvitjes në mes të pandemisë.