Botë

Bavaria garanton testime për COVID-19 brenda 24 orëve, për personat me simptoma

Bavaria, një nga shtetet gjermane të goditura më së rëndi nga pandemia e koronavirusit, i ka garantuar qytetarëve me simptoma se mund të testohen për virusin brenda 24 orëve.

Këtë premtim e ka bërë kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, shkruan agjencia Reuters. Në këtë mënyrë njerëzit do të dinë pas 48 orëve nëse janë të infektuar.

Soeder ka shtuar se ata pa simptome mund të testohen brenda 48 orëve dhe mund të presin rezultatin brenda një jave.