Botë

Bilanci i COVID-19 në botë: Gati 5.5 milionë të infektuar, rreth 350 mijë viktima

Në të gjithë botën numri i personave të identifikuar pozitivë me koronavirus është në pragun e 5.5 milionë, saktësisht 5 410 288, kurse numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni është rritur në 345 104

Në SHBA totali i të prekurve nga COVID është 1.643 500 për një total viktimash prej 97.722. Më pas renditet Brazili me 363.211 raste me koronavirus dhe 22.666 viktima, e ndjekur nga Rusia me më shumë se 344 mijë të identifikuar pozitivë dhe 3.541 vdekje.

Piku i pandemisë së koronavirusit po tregon efektet e saj në Amerikën Latine, me një rritje të re të fortë në 24 orët e fundit të infeksioneve: 32 500 raste të reja për një total prej 734.988 kurse numri i vdekjeve të regjistruara është 1200 për një total prej rreth 40 mijë

Në Brazil ka 363.211, por me një shifër më të ulët të vdekjeve, prej 22.666.

Edhe Rusia ka një numër të lartë të të infektuarve, e cila ka shkuar në 344,481 persona nga të cilët kanë vdekur 3,541.

Pas Brazilit në Amerikën Latine, sipas Universitetit Johns Hopkins, renditet Peruja (119,959 dhe 3,456) dhe Kili (69,102 dhe 718) renditen në vendin e dytë dhe të tretë.

SHBA ka vendosur pezullimin e hyrjeve në vend për jo-amerikanët që vijnë nga Brazili.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se “Presidenti Trump ka vendosur të mbrojë vendin duke pezulluar hyrjen e të huajve që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit para mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara”.

Britani e Madhe është shteti i dytë në botë për numrin e të vdekurve nga koronavirusi dhe ka 36,875 jetë të humbura dhe 260,916 persona të infektuar.

Italia ka 229,858 të infektuar nga të cilët kanë humbur jetën 32,785 persona. Spanja ka 235,772 persona të infektuar nga të cilët kanë vdekur 28,752.

Edhe Franca ka një numër të lartë, 182,709 persona të infektuar nga të cilët kanë vdekur 28,370 persona.