Botë

Masat gjatë krizës i kushtuan Francës deri në 450 miliardë euro

Descriptive Text

Qeveria franceze ka thënë se masat e ndërmarra për të ndihmuar ekonominë gjatë krizës së koronavirusit, kanë një kosto prej rreth 450 miliardë eurosh, shumë kjo e barazvlefshme me 20 për qind e GDP-së.

Që nga marsi, qeveria ka mobilizuar pako të ndryshme përfshirë pagesa për ata që kanë mbetur përkohësisht nga puna, hua të garantuara nga qeveria, lehtësime tatimore ndër të tjera.

“Nëse marrim parasysh çdo gjë që është bërë me buxhet dhe mbështetjet që janë bërë, atëherë është 450 miliardë euro, 20 për qind e GDP-së së vendit”, ka thënë ministri i Financave i Francës, Bruno Le Maire, për “BFM TV”.

Ai ka shtuar se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të njoftojë për masa të forta në përkrahje të prodhuesve të veturave.