Botë

53 punëtorë të një miniere në Afrikë të Jugut janë infektuar me koronavirus

Punimet në minierën Mponeng të AngloGold Ashantit në Afrikë të Jugut do të mbesin të pezulluara deri në një njoftim tjetër, pasi 53 punëtorë kanë dal pozitiv me koronavirus, ka thënë një zyrtar i departamentit shëndetësor të provincës të dielën.

Miniera nëntokësore e arit, një prej më të thellave në botë, ka rifilluar me punën më 22 prill pas zbutjes së masave kufizuese të parapara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dhe po operonte me kapacitet 50 për qind.