Botë

Trumpi e quan OBSH-në kukull të Kinës, i jep 30 ditë afat për përmirësime ose ia ndal fondet

Descriptive Text

Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur Organizatën Botërore të Shëndetësisë kukull të Kinës.

Komentet e tij vijnë kur OBSH-ja po zhvillon një takim virtual dyditor të përqendruar në pandeminë globale.

Trump ka vijuar me kritikat kundër OBSH-së për menaxhimin e pandemisë.

“Na dha këshilla shumë të këqija, këshilla të tmerrshme. Ishin shumë të gabuara dhe gjithmonë në anë të Kinës”, tha Trumpi.

Ndërsa Trump nuk mori vetë pjesë në diskutimet e OBSH-së, sekretari amerikan i Shëndetësisë u bashkua me video-pjesëmarrje, duke thënë se OBSH-ja keqpërdori krizën dhe kjo kushtoi me shumë jetë njerëzish.

Trump i dha kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus 30 ditë kohë për të bërë ndryshime të mëdha ose në të kundërtën SHBA-ja do të ndërpresë përgjithmonë fondet për këtë organizatë.

Kritikat dhe ultimatumet, kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri të qarta përmes një letre të dërguar për shefin e OBSH-së, të cilën e publikoi në Twitter.