Botë

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Rusi

Rusia të martën ka njoftuar për 9263 raste të reja me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit, duke dërguar numrin total në vend në 299.941.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi ka qëndruar përfundi 10 mijë, për ditën e katërt rresht. Të hënën u njoftua për 8926 raste të reja. 

Taskforca e Rusisë për luftimin e koronavirusit po ashtu ka njoftuar se 115 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga virusi, duke dërguar shifrën totale në 2837.