Botë

Koronavirusi, Spanja të shtunën regjistron më së paku vdekje që nga mesi i marsit 

Spanja ka regjistruar të shtunën e 16 majit ditën me më së paku të vdekur nga koronavirusi që nga mesi i muajit mars. 

Të shtunën janë regjistruar 102 të vdekur nga koronavirusi, përderisa të premten ishin 138. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë, si pasojë e koronavirusit, është 27563. Të infektuar në total janë 230698, rritje prej 500 nga e premtja, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Spanjë.  

Më shumë raste të infeksioneve se Spanja kanë vetëm SHBA-ja, Rusia e Britania e Madhe.