Botë

Edhe një i vdekur nga koronavirusi sot në Maqedoninë e Veriut, 22 të infektuar

Në 24 orët e kaluara në Maqedoni Veriore janë kryer 462 teste dhe 22 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkaq një pacient nga Shkupi (79 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin “8 Shtator”. Ai ishte shtruar në spital 3 ditë më parë, më 13 maj dhe sot ka ndërruar jetë. Me numrat e sotëm Shkupi dhe Kumanova barazohen për nga numri i viktimave, 20 Shkupi dhe 20 Kumanova. Ndërsa po ashtu janë shëruar edhe 16 persona të tjerë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1762, numri i pacientëve që janë shëruar është 1267, numri i vdekjeve ka arritur në 98, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 397.