Botë

Jep dorëheqjen kryeministri i Lesotos, akuzohet se vrau gruan e tij të parë

Descriptive Text

Agjencia franceze e lajmeve, Agence France Presse, ka raportuar se kryeministri i Lesoto,Thomas Thabane ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme.

Kryeministri 81-vjeçar akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Lipolelo Thabane, në vitin 2017. Periudha e divorcit të tyre u bë mjaft e zhurmshme derisa një ditë ajo u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj në kryeqytetin Maseru.

Gruaja e tanishme e Thabane, Maesaiah, me të cilën u martua disa muaj pas vdekjes së Lipolelos, akuzohet për vrasjen e saj. Kryeministri është emëruar si i dyshuar, por nuk është akuzuar zyrtarisht.

Pasi injoroi thirrjet e përsëritura që ai të jepte dorëheqjen, qeveria e koalicionit të Thabane u rrëzua ditën e hënën. Parlamenti do mblidhet sërish javën tjetër për të emëruar kryeministrin e ri.

Kërkesa e Thabane për imunitet nga ndjekja penale pas largimit nga detyra u refuzua javën e kaluar nga drejtësia.