Botë

Gjermania nis të shtunën hapjen graduale të kufijve

Foto: Reuters

Gjermania do ta nisë të shtunën heqjen graduale të kontrolleve kufitare, të vëna për parandalimin e përhapjes të koronavirusit, me qëllimin që udhëtimi i lirë në Evropë të jetë i mundshëm prej 15 qershorit, ka thënë të mërkuren ministri i Brendshëm i këtij shteti, Horst Seehofer.

Seehofer ka thënë se kontrollet kufitare, të vëna në marrëveshje me Francën, Zvicrën dhe Austrinë, që synohej të përfundonin më 15 maj, do të vazhdonin deri më 16 qershor, ndonëse shumë pikëkalime do të rihapeshin, raporton Reuters, transmeton KOHA.

“Qëllimi është që prej mesit të qershorit të jemi udhëtim të lirë në Evropë”, ka thënë ai, duke shtuar se kontrollet do të riktheheshin, nëse gjendja pandemike përkeqësohet.