Botë

Super heronjtë bashkohen në luftën kundër koronavirusit

Në Indonezi, në ishullin Java, është bërë një grup i vullnetarëve, duke imituar Supermanin dhe Spider-Manin.

Ky grup i vullnetarëve ka spërkatur dezinfektues kundër koronavirusit dhe gjithashtu kanë ecur përgjatë ishullit me pankarta me mbishkrimin: ‘’Përdor maskë, laj duart dhe rri vigjilent’’.

Kjo dyshe e super heronjve ka shpërndarë maska, daulle të bambusë, dezinfektues për duar dhe kanë demonstruar se si lahen duart në mënyrë sa më efektive. Ata gjithashtu ju kanë treguar qytetarëve si të rrinë të sigurt dhe t’i përdorin daullet e bambusë për paralajmërimin e vjedhjeve, pasi që ka pasur një rritje të vjedhjeve në ishull gjatë pandemisë.

Kombi i Azisë jug-lindore, ka pasur më shumë se 11.000 raste pozitive me koronavirus dhe 845 vdekje.

‘’Nëse superheronjtë janë me masa mbrojtëse, atëherë edhe fëmijët do t’i binden rregullave’’, ka thënë Widanarko, koordinatori i këtij eventi, raporton Reuters.

Njerëzit mund t’i përdorin daullet e bambusë për t’iu treguar njerëzve të tjerë kur ka ndonjë vjedhje, ka thënë Widanarko, në lagjen Kmpung Larangan.

Henri Kurniawati, një banor i ishullit Java, ju ka dukur shumë e qëlluar kjo përpjekje e tyre, e cila do t’i nxiste njerëzit në ndërrimin e shprehive të tyre, në mënyrë që të mbrohen, transmeton Koha.

‘’Zakonisht, është shumë e vështirë t’i lusim fëmijët t’i vendosin maskat sepse për ta, ky veprim është i bezdisshëm’’, ka thënë Kurniawati.

Në ishullin fqinjë të Javas, në qytetin Makassar, një grup tjetër i super heronjve janë parë duke ecur rrugës me qëllimin e njëjtë. Këta super heronj ishin veshur sikur karakteret e filmave Deadpool, Black Panther etj.