Botë

Presidenti brazilian kritikohet për qëndrimet e tij ndaj pandemisë

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka sulmuar Kongresin dhe gjykatat në fjalimin para mijëra përkrahësve, derisa rastet me koronavirus në vend kanë tejkaluar 100 mijëshin.

Ai madje ka kritikuar edhe ish-ushtarakët për rritje të izolimit derisa ka minimizuar pasojat e pandemisë.

Djathtisti Bolsonaro ndërkaq është kritikuar nga liderë të shumtë në vend dhe jashtë Brazilit për qëndrimet e tij ndaj pandemisë, edhe pse në vend janë më shumë se 7 mijë njerëz të vdekur.

Të dielën dhjetëra figura publike kanë nënshkruar letrën e hapur drejtuar Qeverisë braziliane, duke kërkuar mbrojtje për popujt indigjenë në Brazil, të cilët jetojnë në zona rurale me qasje të limituar ndaj sistemit shëndetësor.

Në anën tjetër, Bolsonaro ballafaqohet me krizën më serioze gjatë mandatit të tij, pasi që ministri i Drejtësisë Sergio Moro, dha dorëheqje javën e shkuar dhe e akuzoi presidentin për shkarkim të një shefi federal të policisë për të vënë në atë pozitë një mik të tij.

E në tubimin e së dielës të Bolsonaros, së paku tre gazetarë janë sulmuar nga protestuesit, rutinë kjo në rritje në vend ku presidenti gazetat kritike i quan lajme të rreme.