Botë

Tërmeti me magnitudë 6.6 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 6.6 ka goditur pasditen e djeshme Kubën. Lajmin e bën me dije European Mediterranean Seismological Centre (Emsc).

Tërmeti është lokalizuar 39 kilometra nga lindja e Baracao. Lëkundjet kanë qenë shumë sipërfaqësore dhe janë regjistruar në thellësinë 2 km. Frika dhe panik për cunam në Detin e Karaibeve.

Për momentin nuk ka dëme apo viktima. Baracao ndodhet rreth 150 km në lindje të Guantanamos. Lajmi vjen teksa vendi po vuan nga thatësira e madhe me temperatura deri në 39.7 ° C.