Botë

Venezuela emëron në Qeveri të kërkuarin nga SHBA-ja

Foto: Reuters

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka emëruar ministër të naftës, Tareck EL Aissamin, të shumëkërkuarin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikim droge.

Kushëriri i ish-presidentit Hugo Chavez ka marrë drejtimin e kompanisë shtetërore të naftës, ani pse ka mungesë të madhe të saj.

Sanksionet amerikane kanë vështirësuar importin e natës së Venezuelës, teksa çmimi i saj ka vazhduar të rritet brenda shtetit, transmeton KOHA. 

El Aissami zëvendëson Manuel Quevedon, gjeneral i ushtrisë kombëtare, por që nuk kishte përvojë në industrinë e naftës.

Në muajin mars, Departamenti Amerikan i Drejtësisë i akuzoi El Aissamin dhe 14 zyrtarë të Venezuelës për narko-terrorizëm, korrupsion dhe trafikim droge.

Për më tepër, SHBA-ja ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për çfarëdo informate që mund të shpjerë te arrestimi i ministrit të ri të naftës.