Botë

OBSH-ja njofton se të shëruarve mund t’u kthehet koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se nuk ka asnjë provë se personat që janë shëruar nga Covid-19 dhe që kanë antitrupat, janë të mbrojtur nga infektimi për herë të dytë.

Është raportuar se personat që i kanë mbijetuar virusit mund të zhvillojnë antitrupa që i rezistojnë virusit dhe parandalojnë infektimin për së dyti, transmeton KOHA.

"Njerëzit të cilët supozojnë se janë imunë ndaj një infeksioni të dytë sepse kanë marrë një rezultat pozitiv të testit, mund të injorojnë këshillat e shëndetit publik. Përdorimi i një ç​ertifikate të tillë mund të rrisë rrezikun e transmetimit të vazhdueshëm", njofton OBSH-ja.

Në Britani të madhe, testimi i antitrupave në gjak është një prej strategjive testuese të qeverisë për të ndalur virusin.

Testimi i antitrupave konsiderohet si vendimtar në gjetjen e një vaksine ose në të dhënat që mund të çojnë deri te gjetja e vaksinës.

Krejt në fund, OBSH-ja ka thënë se praktika e mbledhjes së antitrupave mund të shpjerë në vazhdimin e përhapjes së virusit, pasi të shëruarit mund të injorojnë këshillat për të marrë masat standarde.