Botë

Brenda një muaji, 200 mijë gjoba në Rumani

Foto: Reuters

Brenda një muaji, Rumania ka ndarë 200 mijë gjoba për personat që nuk kanë respektuar masat e vendosura për luftimin e përhapjes së koronavirusit.

Gjobat deri në 80 euro janë ndarë mes 24 marsit dhe 19 prillit.

Në mesin e të gjobiturve është edhe kryebashkiaku i Bukureshtit, Robert Negoita, raporton KOHA.

Ai është dënuar me 2 mijë euro, pasi u kap duke shëtitur me biçikletë në një park të mbyllur të kryeqytetit. Ai u arsyetua, duke thënë se po e inspektonte parkun, por argumenti i tij u hodh poshtë ngase një gjë e tillë nuk është në kompetencën e tij. Ai ka thënë se çdo qytetar duhet t’i bindet ligjit dhe se do t’i pranonte pasojat e veprimit të jashtëligjshëm.

Deri më tani, në Rumani kanë vdekur 507 persona dhe 9 mijë të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.