Botë

Johnsoni hetohet për mënyrën e menaxhimit të krizës pandemike

Pikat turistike të Londrës kanë vazhduar të jenë të zbrazëta, teksa kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me hetime lidhur me mënyrën e trajtimit të krizës së koronavirusit.

Qeveria britanike është kritikuar ashpër për paqartësitë e krijuara rreth të dhënave për vdekjet, mungesës së testimeve dhe pajisjeve mjekësore nëpër spitale, raporton KOHA.

Johnsoni fillimisht kishte refuzuar mbylljen e shtetit në periudhën kur liderë të tjerë evropianë po i ndërmerrnin këto masa. E në momentin kur të dhënat parashikuan se një çerek milioni njerëz mund të vdesin nga virusi në Britaninë e Madhe, Johnsoni vendosi për izolimin e shtetit. Që prej izolimit, qeveria ka dhënë sqarime të paqarta se përse dështoi t’i bashkohet skemës së BE-së për ventilatorët dhe ka pranuar se ka pasur probleme për sa i përket pajisjes së punëtorëve shëndetësorë me mjete mbrojtëse.