Botë

SHBA-ja mund të goditet nga një valë e dytë virusi, më e rëndë se e para

Foto: Reuters

Një valë e dytë e rasteve me virusin vdekjeprurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jetë akoma më e rëndë sesa vala e parë.

Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield, ka deklaruar se rreziku nga vala e dytë mund të fillojë me sezonin e gripit, raporton KOHA.

Ai ka shtuar se kjo valë mund të shkaktonte një rrezik të paimagjinueshëm për sistemin shëndetësor amerikan që po përballet me 800 mijë raste të infektimit me koronavirus, më së shumti në botë. 45 mijë persona tanimë kanë vdekur, teksa Neë Yorku mbetet shteti më i goditur amerikan.

Redfield ka deklaruar se ka shumë gjasa që virusi ta sulmojë SHBA-në gjatë stinës së dimrit, ndërsa ka bërë thirrje që vendi të përgatitet për t’u konfrontuar njëkohësisht me pandeminë dhe me gripin.