Botë

Britania të enjten nis testimin në njerëz të vaksinës së “Oxford”-it ndaj koronavirusit

Vaksina potenciale ndaj koronavirusit, e cila po zhvillohet në Universitetin e Oxfordit, do të testohet në njerëz nga e enjtja, ka deklaruar sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ai ka shtuar se do t’i vendosë 22 milionë funte në dispozicion për mbështetjen e dy fazave të zhvillimit të kësaj vaksine, raporton Reuters, transmeton KOHA.

Ndërkohë, profesoresha e virologjisë në Oxford, Sara Gilbert, ka thënë se nëse testet kanë sukses, atëherë me miliona doza të vaksinës do të jenë të qasshme sivjet gjatë vjeshtës. Ajo ka shpjeguar se ekipi i saj është duke punuar me hapa të përshpejtuar, ndonëse procesi për krijimin e një vaksine efikase normalisht merr më shumë se 18 muaj kohë.