Botë

Qyteti japonez i “karantinuar” dy herë

Në fund të shkurtit, Hokkaido u bë vendi i parë në Japoni që shpalli gjendjen emergjence, për shkak të koronavirusit. Shkollat u mbyllën, u anuluan tubimet e mëdha dhe njerëzit “u trimëruan” që të qëndronin në shtëpi.

Qeverisja lokale iu vu pas virusit me vendosmëri, duke i gjurmuar dhe izoluar me agresivitet të gjithë ata që kishin kontakte me viktimat. Kjo politikë funksionoi, dhe kah mesi i marsit numri i rasteve të reja ra sërish në një apo dy në ditë. Më 19 mars u hoq gjendja emergjente, ndërsa në fillim të prillit shkollat u rihapën. Por tani, vetëm 18 ditë pas heqjes së gjendjes emergjente, një tjetër masë e tillë është dashur të vendosej.

Është kjo njëra prej pesë prefekturave, pa përfshirë kryeqytetin Tokio dhe qytetin port të Osakas, që tani është në gjendje emergjence.

Pothuajse rrëfim suksesi

Javën e shkuar, Hokkaido ka regjistruar 135 raste të reja të konfirmuara me COVID-19. Ndryshe prej valës së parë të përhapjes në shkurt, nuk ekzistojnë dëshmi se virusi është riimportuar nga pjesët jashtë Japonisë. Asnjëri prej të infektuarve të rinj nuk janë të huaj dhe e asnjëri prej tyre nuk kishte udhëtuar jashtë Japonisë gjatë muajit të fundit.

Çfarë na tregon kjo mënyrë e menaxhimit të Hokkaido të shpërthimit të virusit? Së pari, nëse i rrini gati që nga fillimi, mund ta vini nën kontroll. “Është relativisht lehtë që t’i identifikoni grupet e të infektuarve, t’i gjurmoni dhe izoloni”, ka thënë profesori, Kenji Shibuya i Universitetit “King's College” në Londër.

“Autoritetet ishin goxha të suksesshme në qasjen e tyre të kontrollimit të grupeve të infektuara. Asokohe, Japonia ishte në fazë të hershme të përhapjes. Ishte e lokalizuar dhe ishte rrëfim suksesi”.

Në këtë aspekt, Hokkaido kishte disa ngjashmëri me qytetin koreanojugor, Daegu. Aty, shpërthimi agresiv në mesin e një kulti fetar ishte gjurmuar me agresivitet. Ata që ishin të infektuar u izoluan dhe me këtë përhapja e virusit u shtyp.

Por mësimi i dytë nxjerr se Hokkaido është dukshëm më pak lehtësues. Pas shpërthimit të rasteve në Daegum, qeveria koreanojugore e filloi një program masiv të testimit në përpjekje për ta gjurmuar epideminë. Japonia e bëri pikërisht të kundërtën. Edhe tani, më shumë së tre muaj qëkur Japonia e regjistroi rastin e saj të parë, vendi ende është vetëm duke e testuar një përqindje të vogël të popullsisë. Fillimisht, qeveria bëri të ditur se kjo ndodhi, ngase testimet masive ishin “harxhim resursesh”. Tani i është dashur që ta ndryshojë pak qasjen dhe të thotë se do t’i ashpërsojë testimet – por arsye të shumta duket ta kenë ngadalësuar atë.

Pikësëpari, Ministria e Shëndetësisë në Japoni druan se spitalet do të mbingarkoheshin nga njerëzit, të cilët rezultojnë pozitivë – por që kanë vetëm simptoma të buta. Në masë më të gjerë, testimi është përgjegjësi e qendrave lokale shëndetësore dhe jo e nivelit qendror kombëtar. Disa prej këtyre qendrave lokale thjesht nuk kanë staf apo pajisje për t’u marrë me testime në shkallë më të madhe. Qendrat lokale të thirrjeve u mbingarkuan dhe madje vetëm një referencë nga ndonjë mjek përbënte sfidë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.