Botë

Trumpi thotë se ka fuqi “totale” për masat gjatë pandemisë

Foto: Reuters

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë fuqi totale për të hequr izolimin e SHBA-së gjatë pandemisë, duke dalë në kundërshtim me guvernatorët dhe ekspertët ligjorë.

“Presidenti i SHBA-së merr të gjitha kompetencat”, ka thënë Trumpi gjatë konferencës për media, në të cilën i pari i SHBA-së pati përplasje me gazetarët, transmeton KOHA.

Ndërkaq, sipas Kushtetutës amerikane, shtetet menaxhojnë me sigurinë dhe rregullat publike. Dhjetë shtete amerikane pritet të heqin masën e rreptë të qëndrimit në shtëpi. SHBA-ja është epiqendër e koronavirusit me 555 mijë raste të konfirmuara dhe 23 mijë vdekje.