Botë

Vietnami me mbi 95 milionë banorë ka vetëm 265 të infektuar me Covid-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë në Vietnam ka raportuar edhe pesë raste të reja me koronavirus të hënën.

Në total, siç transmeton BW raportimet,numri i të prekurve nga virusi në shtetin e Vietnamit ka shkuar në 265 persona.

Ndërsa, autoritetet ende nuk raportojnë ndonjë rast vdekje nga Covid-19 në këtë vend.

Në Vietnam janë kryer gati 122 mijë teste për koronavirusin, kurse 72 500 njerëz kanë qenë në karantinë./ Ballkanweb/